Hahn dhe Mogherini “i sjellin” progres raportin qeverisë më 17 prill

12/04/2018 13:37

Shefja për politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe eurokomisioneri për zgjerimin Johannes Hahn do të dorëzojnë qeverisë progres raportin më 17 prill në Tiranë.

Sipas agjendës së dy zyrtarëve të BE-së, më pas Hahn dhe Mogherini do të vizitojnë Maqedoninë.

Komisioni Europian do të publikojë progres raportin më 17 prill, bashkë me vlerësimet për progresin e arritur vjetor.Qeveria shqiptarë pret që pikërisht atë ditë të vijë dhe propozimi për çeljen e negociatave të Shqipërisë, me Bashkimin Europian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA