Galatasaray, hapi i parë drejt Frattesit, Interi dhe lojtari po mendojnë për kushtet 04/01 15:37
Pas Benjamin Mendy dhe Bernardo Silvës, Pep Guardiola kërkon t’i shkëpusë një tjetër lojtar të rëndësishëm Monacos.
Trajneri spanjoll synon të afrojë te Manchester City, futbollistin e kombëtares franceze Thomas Lemar, i cili verën e kaluar ishte shumë pranë transferimit te Arsenali por marrëveshja dështoi sepse klubi nga Principata kërkoi 100 milionë euro për kartonin e lojtarit.
Gjithsesi këtë sezon paraqitjet e Lemar nuk kanë qenë në nivelin e pritur kjo edhe për shkak të disa dëmtimeve dhe tashmë vlera e tij në merkato nuk i kalon 60 milionë eurot.
Top Channel