Derbi Ligurn është mbyllur pa gola dhe me Genoan e Sampdorian që ndanë nga një pikë, por që u rri ngushtë për objektivat sezonalë.
Takimi i mbrëmjes së të shtunës në Serie A vuri përballë dy skuadrat që luajnë në Luigi Ferraris, me Sampdorian mike që kërkon të kapë trenin e Evropës dhe Genoa e drejtuar nga Balardini që kërkon matematikën për t’u quajtur përfundimisht e shpëtuar nga rënia në Serie B.
Një ndeshje nën nivelin mesatar, ku Sampdoria ishte më konkrete në lojën e saj dhe sigurisht me më shumë iniciativë për të fituar ndeshjen, por as Caprari, as Torreira dhe as Quagliarella nuk arritën të gjejnë rrjetën.
Sampdoria ngjitet në kuotën e 48 pikëve dhe nuk i ndahet Atalantës, në luftën për Evropën, ndërsa Genoa është në kuotën e 35 pikëve.
Top Channel