“Mami faleminderit që më riktheve shikimin”, e bija surprizon të ëmën me motrat Libohova

07/04/2018 23:23

Një histori kurajoje dhe besimi mbylli puntatën e sotme të programit “Dua të të bëj të lumtur”. Historia e Jorildës na përcolli mesazhin se pavarësisht sfidave apo vështirësive që hasim në jetë asnjëherë nuk duhet të dorëzohemi.

Jorilda kishte ftuar në program mamanë e saj Nadiren për ta falenderuar që i kishte qëndruar pranë dhe që i kishte falur një jetë të dytë. Arbana na rrëfeu historinë e Jorildës dhe na tregoi se Nadirja si një nënë e fortë nuk ishte dorëzuar përballë sëmundjes të së bijës.

Nadirja deklaroi se nuk e priste që të ishte Jorilda personi që e kishte ftuar në program.

Momenti me emocionues ishte kur Arbana lexoi letrën e shkruar nga Jorilda. Në letër rrëfeheshin vështirësitë ekonomike të familjes, mungesa e babait që ishte ndarë nga jeta kur Jorilda ishte e vogël, si dhe kalvari i vuajtjeve për t’i rikthyer asaj shikimin.

Jorilda i kërkoi falje Nadires për vështirësi që ajo kishte kaluar për t’i kthyer asaj dritën e syve dhe i premtoi që ato do të ishin gjithmonë së bashku. Surpriza që Arbana kishte menduar për Nadiren ishin këngëtaret e preferuara të saj, Irma dhe Eranda Libohova.

Motrat LIbohova iu drejtuan Nadires me këto fjalë: “Fjala nënë është baraz me fjalën sakrificë dhe ky është misioni më i bukur që Zoti na ka falur neve femrave. Vetëm kur fëmija bëhet prind vetë arrin të kuptojë sakrificat që prindi ka bërë për të.”

Në fund programi “Dua të të bëj të lumtur” i dha mundësinë Jorildës që për 5 vite të bënte falas vizitat e syve dhe trajtimin e tyre në “Zeiss Vision Center”.

FOTO GALERI
6/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA