“Bëhu më i fortë dhe mos u dorëzo kurrë”, mesazhi i skuadrës së “Partizanit” për Mirjanin

07/04/2018 21:40

Të ftuar specialë për Mirjanin, djali i cili nuk mund të luante futboll për shkak të një aksidenti, ishte ekipi i “Partizanit”.

Ishte vetë kapiteni i ekipit të “Partizanit”, Idriz Batha, i cili në emër të të gjithë skuadrës i dha këtë mesazh Mirjanit.

“E dimë se çdo të thotë të dëmtohesh duke luajtur futboll, sepse shumica pej nesh kanë pësuar një dëmtim. Por kjo nuk do të thotë që ne duhet të dorëzohemi, përkundrazi duhet të bëhemi më të fortë se sa kemi qenë në fillim. Futbolli nuk është vetëm një lojë, është një sfidë të cilën duhet ta përballosh dhe të bëhesh çdo herë më i fortë”.

Meqë ëndrra me e madhe e Mirjanit ishte që të bëhej pjesë e skuadrës së “Partizanit”, ata i dhuruan një set veshjeje të skuadrës së tyre.

Në fund djemtë e “Partizanit” i uruan Mirjanit që një ditë edhe ai të bëhej pjesë e kësaj skuadre.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA