I refuzojnë amendimin e ligjit që propozoi vetë, Majko largohet nga salla e Parlamentit

05/04/2018 17:06

Pandeli Majko nuk e votoi ligjin e tij për Diasporën. Ministri i Shtetit u largua përpara votimit final të draftit, pasi grupi i tij parlamentar refuzoi një amendament të paraqitur përmes relatorit Adnor Shameti, mbi Këshillin Shtetëror për Diasporën.

“Nuk është sipas raportit dhe unë mendoj që ky komitet i krijuar me vendim të Këshillit të Ministrave, funksionon si organ këshillimor dhe nuk duhet të jetë pjesë e ligjit. Nuk është diskutuar në Komision dhe mendoj që nuk duhet të futet”, deklaroi deputetja socialiste, Mimi Kodheli.

Pas këtij refuzimi Pandeli Majko u ngrit ta mbronte vetë amendamentit, por hasi në refuzimin zyrtar të kreut të grupit socialist.

“Komiteti kryesohet nga Kryeministri dhe kur thuhet detyra dhe kompetencat të shtohet edhe fjala “përbërja, detyra dhe kompetencat përcaktohen nga Këshilli i Ministrave”.
“Nuk e keni sjellë në kohë amendamentin ndaj mbështesim propozimin e kryetarit të Komisionit për Politikën e Jashtme”, deklaroi Taulant Balla.

Rama abstenoi, ndërsa pas rrëzimit me karton, Majko u ngrit vrullshëm duke shtyrë karrigen e duke braktisur sallën e Parlamentit para përfundimit të votimit.

Ligji për Diasporën u miratua me 74 vota pro dhe atë kundër të Tom Doshit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA