Një 42-vjeçar shqiptar, i dyshuar se bashkë me dy të tjerë kishte vjedhur një automjet, ka mbetur i plagosur nga efektivët e policisë italiane që ishte vënë në ndjekje të tyre në Pontecagnano, në autostradën A2.
Tre të dyshuarit, raportojnë mediat italiane, kur kanë pikasur patrullën e policisë që u kishte bllokuar rrugën kanë lënë automjetin e vjedhur dhe kanë tentuar t’i shpëtojnë karabinerëve duke u larguar në këmbë.
E duke qenë e pamundur ndjekja me makinë, edhe efektivët italianë janë vënë në ndjekje të tyre në këmbë. Pikërisht në këtë moment ka ndodhur edhe plagosja aksidentale e shqiptare.
Sipas mediave italiane, gjatë ndjekjes një polic italian është rrëzuar dhe ka shkrepur padashje armën, e cila ka plagosur 42 vjeçarin shqiptar.
Nga sa raportohet, 42-vjeçari shqiptar është shtruar në spitalin e qytetit të Salernos, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Top Channel