Amarisi, Ergini dhe Ana ishin tre personazhet e historisë së parë që hapën puntatën e sotme të programit “Dua të të bëj të lumtur”. Amarisi kishte njohur në kopësht Anën dhe ishin bërë shoqe të ngushta. Ato qëndronin dhe luanin bashkë gjithë kohën.

Më pas vajzat ishin njohur me Erginin dhe kishin filluar të kalonin kohë të tre së bashku. Por Ergini qëndronte më shumë me Anën se sa me Amarisin. Kjo për shkak se Amarisi kishte harruar ditëlindjen e tij dhe nuk i kishte bërë asnjë dhuratë.

Ai i kishte thënë: “Ti nuk më dhurove asgjë për ditëlindje, prandaj unë nuk qëndroj me ty”. Ana i kishte bërë një dhuratë Erginit, prandaj ai shoqërohej më shumë me të.

Amarisi ishte mërzitur shumë dhe për këtë arsye e kishte ftuar në programin “Dua të të bëj të lumtur” Erginin. Ajo i kërkoi atij që të bëheshin prapë shokë dhe që të shpenzonte sërish kohë me të.

Kur Arbana Osmani e pyeti Erginin nëse do të qëndronte më shumë me Amarisin se sa me shokët e tij ose me Anën, ai u përgjigj: “Po, unë ja premtoj”.

Në studio pati shumë situata të cilat shkaktuan të qeshura tek publiku, por në fund kjo histori u mbyll me përqafimin e fëmijëve.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel