
22/02 16:36
Ata janë dy, por drejtojnë të njëjtën skuadër dhe Aleksandër e Renis Gjoka kanë bërë zgjedhjen e tyre për të shpëtuar edhe vajzat që ata mendojnë të vijojnë më tej garën, duke i shpëtuar nga televotimi.
Sara dhe Frensi kanë qenë dy vajzat e shpëtuar nga xhaxha e nip, e tashmë gjithçka do të vendoset nga televotimi për 4 vajzat e tjera.
Frensi siguroi gjysmëfinalen me ‘Believer’ nga Imagine Dragons, performanca e saj ishte shumë e saktë dhe perfekte për të nisur një mbrëmje të tillë.
Ndërkohë që Sara performoi këngën ‘Cryin’, duke i sjellë publikut një nga versionet më të bukura të kësaj kënge.
Top Channel