Modelja e njohur ruse, Anastasiya Kvitko vijon të tërheqë vëmendjen gjithmonë e më shumë në mediat rozë, por edhe rrjete sociale.

Objektivi i radhës për Kim Kardashianin rus, duket se është kampionati botëror ‘Rusi 2018’, ku 24-vjeçarja synon të marrë vëmendjen maksimale dhe të bëhet imazh i eventit.

“Unë synoj ta ‘fitoj’ këtë kampionat botëror, pasi mendoj se jam e duhura për të përfaqësuar Rusinë në faqet rozë të mediave”, deklaroi Kvitko në një emision sportiv rus .

Krahas fituesit në fushë, aktualisht ka nisur edhe një diskutim mbi atë që do të marrë më shumë vëmendje gjatë botërorit, pasi Irina Shayk, Victoria Lopyreva, etj. Kanë shpallur ‘kandidaturën’ për të qenë imazhi i Rusisë në këtë event.

FOTO GALERI
8/42

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA