Autoritetet në Tajlandë kanë urdhëruar mbylljen e përkohshme të plazhit që u bë i famshëm nga filmi i Leonardo di Caprio, “The Beach”, në mënyrë që të frenohet dëmtimi i shkaktuar nga numri i madh i turistëve.

Maya Bay, në ishullin Koh Phi Phi Leh, në detin Anfaman, do të mbyllet për të gjithë vizitorët për katër muaj, çdo vit, duke filluar nga qershori, në mënyrë që të mundësohet rimëkëmbja e barrierës së dëmtuar koralore të ishullit dhe jeta në det.

Vendimi për t’i mbajtur vizitorët larg u mor nga departamenti për parqet kombëtare dhe jetën e egër në Tajlandë. Shumë parqe detare në Tajlandë janë mbyllur nga mesi i majit deri në mes të tetorit për shkak të numrit të madh të turistëve në to.

Maya Bay është mbajtur i hapur gjatë gjithë vitit që pasi një ekip i Hollywood shkeli atje në 1999 për të xhiruar fabulën e bërë tashmë të famshme të Di Caprios, bazuar në novelën e Alex Garland.

Plazhi vizitohet nga një mesatare prej 200 barkash dhe 4 mijë vizitorësh, çdo ditë. Studimet e fundit të një ekipi biologësh detarë, treguan se një pjesë e madhe e koraleve përreth zonës është zhdukur dhe jeta nënujore virtualisht është zhdukur.

Edhe pas hapjes së plazhit, zyrtarët thonë se do të vendosin një limit ditor prej 2 mijë turistësh ndërsa barkat nuk do të lejohen më të ankorohen në gji.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA