Ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ‘Big Brother’, Xheni ishte e ftuara e kësaj të mërkure në emisionin PopCulture.

Gjatë intersitës së saj, ish-banorja e Big Brother, foli për projektet e saj, por edhe për jetën personale.

Në PopCulture Xheni ka ardhur plotësisht me një look të ri, nga brune ajo është bërë bionde.

“Unë tashmë jetoj në Tiranë. Jetoj vetëm. Kam nisur një punë të re, që nuk ka lidhje fare me televizionin. Qenka gjë e bukur të jetosh vetëm. Mund të besh çtë duash. Kam ftuar shoqe në shtëpi, ndërsa shokë ende. Kam shokë, por nuk më ka rastitur ti ftoj. Party të çmendura nuk kemi bërë ende”.

E pyetur se si ia del të ketë linja kaq perfekte trupore, Xheni përgjigjet se dobësimi i saj nuk ka ardhur për shkak të dietave, por ngjarjeve të ndodhura në jetën e saj.

“Kur u ndava nga Benardi pata shumë mërzitje. Nuk kisha aspak oreks dhe kështu nisa të dobësohesha. Kishte shumë gjëra në jetën time që nuk shkonin. Pas kësaj ngjarjeje unë ika në Itali. Me Benardin kishim mospërputhje karakteri. Kishte xhelozi nga të dyja palët. Probleme që nuk arritëm ti zgjidhnim. Unë jam tip që qesh shumë, ndërsa benardi ishte shumë serioz. Kemi folur edhe pas ndarjes. Fajtore për ndarjen nga Benardi jam unë. E kam dashur shumë Benardin. Pavarësisht kësaj, shpesh më ndodh ta mendoj rikthimin me të. Nëse ndodh, prindërit e mi nuk janë kundër”.

Aktualisht Xheni është single, dhe shprehet se nuk ka ndërmend të krijojë një lidhje të re.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA