Disa ditë pasi bashkëshortja e tij vizitoi Kenian, tashmë është radha e yllit të futbollit, David Beckham, i cili aktualisht ndodhet në Indonezi.

David ka vënë në dukje se vizita e tij vjen pas takimit që ai ka pasur me një adoleshent, i cili është i angazhuar fort për t’i dhënë fund dhunës dhe ngacmimeve në shkollat në Indonezi.

Ylli i futbollit, i cili është edhe ambasador i Unicef Goodwill, takoi fëmijët që janë përballur me dhunën dhe ngacmimet në shkollë.

Ai postoi një foto në Instagram së bashku me një vajzë 15-vjeçare të quajtur Sripun, të cilën ai e quajti një “ndryshim-krijues”: “Adoleshent. Frymëzim. Ndryshim-krijues. Unë jam aq i lumtur që të gjithë ju keni pasur rastin të takoni Sripun 15-vjeçare, për të parë punën e mahnitshme që ajo po bën për të trajtuar dhunën në shkollën e saj. Ajo u përball me ngacmimin në shkollë dhe e ndjeu veten të përjashtuar nga miqtë, por u përqëndrua në mbështetjen e të tjerëve në kohë të vështira. Sripun u propozua nga bashkëmoshatarët e saj për të qenë një ndryshim-krijues dhe tani frymëzon të tjerët për të stopuar ngacmimin, kështu që nxënësit mund të ndihen të sigurt për të mësuar”.

David Beckham dhe Unicef po mbështesin programet kundër bullizmit në shkolla.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA