Në prag të ndeshjes miqësore me Norvegjinë, që do të zhvillohet të hënën në orë 19:00, Christian Panucci doli në një konferencë për shtyp, ku foli për gjendjen e skuadrës dhe ecurinë e grumbullimit.

Trajneri i kuqezinjve zbuloi se Strakosha dhe Ramadani do të jenë dy nga titullarët, teksa tha se ka ende dilema sa i përket formacionit.

Si duket gjendja e skuadrës? A e keni ndarë mendjen për formacionin?
Kam idetë e mia dhe jam i qartë mbi mënyrën se si duhet të luajmë, por ende nuk kam ndarë mendjen për formacionin e plotë. Kam dilema ende mbi sulmin, por edhe krahun e majtë, gjithsesi rëndësi ka që lojtarët i kam të gatshëm për të dhënë më të mirën. Pres shumë edhe nga lojtarët që kanë luajtur pak në skuadrat e tyre, pasi kjo është një mundësi e mirë për të rikuperuar formën. Mund t’ju them se do të debutojë Ramadani, pasi është në një formë mjaft të mirë dhe na jep shumë cilësi në mes.

Po 5 lojtarët e tjerë të rinj, a do të kenë mundësi të debutojnë?
Nuk mund të them gjë për lojtarët e tjerë që vijnë për herë të parë në kombëtare, sepse varet nga ecuria e ndeshjes. Ramadani ka stofin e liderit dhe meriton të nisë nga fillimi. Sa i përket Abazajt, është shumë i mirë në lojën një kundër një, por i duhet ende shumë stërvitje për të luajtur në kombëtare. Gjithsesi, në varësi të lojës, gjithë secili mund të ketë mundësitë e tij.

Çfarë ju pëlqeu nga ndeshja e Shpresave ndaj Sllovakisë?
Te Shpresat më ka pëlqyer së pari Bare, të cilin e kam ndjekur në vijimësi dhe tani e kam thërritur në ekip dhe do të jetë pjesë e skuadrës që do të përballojë eliminatoret. . Luajtën mirë në përgjithësi dhe ka disa elementë që mund të na shërbejnë shumë në të ardhmen.

Berisha apo Strakosha?
Nesër do të luajë Strakosha, sepse kam folur me të dy portierët dhe Berisha nuk ishte në maksimumin e tij. Në maj do të kemi dy miqësore dhe njërën do ta luajë Berisha e tjetrën Strakosha.

Migjen Basha nuk është grumbulluar, pavarësisht formës së mirë që po kalon. A është ai ende pjesë e planeve?
Absolutisht po. Kam folur edhe me Bashën, pasi doja t’i jepja një shans Ramadanit. Unë kam idetë e mia, por Basha dhe të tjerë që nuk janë këtë herë, i kanë dyert e hapura dhe vijojnë të jenë pjesë e kombëtares.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA