Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Një shpërthim tronditi Burrelin mbrëmjen e së dielës.
Ngjarja ndodhi në një lokal në lagjen “Partizani”. Lënda plasëse është hedhur në dritaren e tualetit të bar-kafesë që ishte marrë me qira nga një 35-vjeçar.
Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka njerëz të lënduar, vetëm dëme materiale.
Policia ka marrë në pyetje 3 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe po shqyrton provat materiale. Gjatë natës janë kryer kontrolle në zonë në kërkim të autorëve të ngjarjes, si dhe janë ngritur disa pika kontrolli.
Top Channel