Ish-trajneri i Borussia Dortmund, Tomas Tuchel ishte mes atyre që dëshmuan këtë javë në sulmin ndaj skuadrës gjermane, para një ndeshjeje të Ligës së Kampioneve me Monaco.

Tekniku i njohur tani insiston se pikërisht ai sulm fatmirësisht pa pasoja të rënda, kontriboi dhe luajti një rol vendimtar në shkarkimin nga ekipi i Signal Iduna Park. “Shefi ekzekutiv i Dortmund ka thënë më parë që kishim përplasje të mëdha dhe kjo është e vërtetë. Por në autobusin e sulmuar të Dortmund isha ulur unë dhe jo shefi i klubit dhe këtë ai nuk e ka përmendur. Sulmi me bombë kishte një efekt të madh te lojtarët. Kishim shumë probleme dhe vuajtëm trauma”, tha ish-trajneri i Dortmund.

Tomas Tuchel insistoi se nuk kishte qenë dakord për të zhvilluar ndeshjen të nesërmen, një përballje të cilën Dortmund e humbi 3-2. Sipas teknikut gjerman, ata u konsultuan edhe me psikologë, pasi ngajrja ishte vërtetë traumatike dhe këto zhvilime sollën pashmangshmërisht edhe shkarkimin nga skuadra e Bundesligës.

Për këtë ngjarje, një autor 28 vjeçar ka marrë përsipër bombën, duke thënë se nuk kishte asnjë motiv terrorizmi, por synonte të përfitonte financiarisht nga rënia e aksioneve të Dormund, pas sulmit. në atentat u plagos mesfushori Mark Bartra’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA