Ndërprerje të energjisë në disa zona të vendit kanë ardhur si pasojë e motit të keq, dhe erërave të forta, që përfshin vendin gjatë gjithë natës.

Defektet paraqiten kryesisht ne zonat rurale dhe të thella malore ku linjat janë kryesisht linja ajrore, gjë që sjell dhe vonesa në riparimin e tyre për shkak të terrenit të vështirë në të cilin kalojnë këto linja.

Rajoni më i prekur nga defektet është ai i Shkodrës. Në Zejmen, era ka rrëzuar pemët mbi linjate energjisë, madje nuk ka kursyer as shtyllat, duke këputur përcjellësin, ndërsa në Koplik, Velipojë dhe Bushat, prurjet e ujit prej stuhisë me reshje te forta, kanë dëmtuar kabinat.

Në Dajç, grupet e OSHEE kanë përdorur lundër për të riparuar defektet. Në Llogara gjithashtu, era ka rrëzuar disa pemë mbi rrjetin elektrik.

OSHEE ka në gatishmëri 2000 punonjës, në shërbim 24 orësh, dhe në të gjithë vendin po punohet me intesitet të lartë për riparimin e të gjitha defekteve.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA