Prej disa muajsh ai është në qendër të mediave rozë, për shkak të marrëdhënies së komplikuar me partneren e tij.
Bëhet fjalë për këngëtarin Liam Payne, i cili sot ka ndarë me fansat e tij një emocion të veçantë.
Djali i tij sot mbush një vjeç, dhe Liam i ka dedikuar një urim special: “Nuk mund ta besoj që burri im i vogël; sot mbush një vjeç. Si fluturoi koha? Gëzuar ditëlindjen bir, ti je bota ime”.
Liam dhe e dashura e tij, Cheryl, këto kohë janë përfolur se kanë pësuar një krisje në çift, ndërkohë që nga ana e tyre nuk ka asnjë deklaratë në lidhje me këtë çështje.
Top Channel