Rëndohet situata në Shkodër nga përmbytjet, Mesi mbledh Komitetin e emergjencave

21/03/2018 10:55

Zv. kryeministrja Senida Mesi ka mbledhur sot Komitetin e Koordinimit të Emergjencave Civile për të intensifikuar përpjekjet për ti ardhur në ndihmë zonave të përmbytura në Shkodër.

Aktualisht nën ujë gjenden rreth 4600 hektare, ndërsa prurjet e larta në Kaskadën e Drinit, në Bunë dhe liqenin e Shkodrës kanë përkeqësuar situatën prej 19 marsit.

Zonat e prekura janë ato të Dajçit, Ana e Malit, Bërdicës, Velipojës, zonës së livadheve në Shkodër dhe njësisë Guri i zi.

“Janë të angazhuar 378 forca të Forcave të Armatosura me 734 mjete të kalueshmërisë së lartë. Sikurse nga policia e shtetit mbi 150 forca janë të angazhuara në terren me mjetet e duhura, të kalueshmërisë së lartë dhe të lëvizjes në ujë. Ministria Mbrojtjes ka ndihmuar përmes emergjencave civile banorët e zonës me ushqim, ujë të pijshëm dhe ushqime për bagëtinë”, tha znj. Mesi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA