Parlamenti i Kosovës debaton për çështjen e Demarkacionit, më saktë përcaktimit të vijës kufitare me Malin e Zi.
Koalicionit qeveritar mes PDK-së dhe AAK-së së kryeministrit Haradinaj, i është bashkuar edhe LDK-ja për të votuar këtë ligj, duke bërë që kryeministri të shprehë se janë gjetur 80 votat e nevojshme për ta miratuar atë.
Haradinaj i bëri thirrje Kuvendit që ta votojë Demarkacionin, si një votë për shtetin e Kosovës.
Sigurisht që debatet dhe replikat në sallë nuk munguan, ku Vetëvendosje, pavarësisht ndarjes së saj, shprehu kundërshtimin e palëkundur ndaj Demarkacionit, që e cilësoi si falje të territorit të vendit. Vetëvendosje madje sulmoi drejtpërdrejt kryeministrin Haradinaj, që sipas saj ka bërë një kthesë 180 gradë për këtë çështje.
Haradinaj pranoi se gjendet në pozitë të vështirë për shkak të ligjit për Demarkacionin, por shtoi se kjo është një prej pengesave serioze në rrugën drejt liberalizimit të vizave, prandaj duhet kapërcyer me mbështetjen e të gjithë politikës.
Top Channel