Kultivoi 143 bimë narkotike në fshatin Vilës, arrestohet 50-vjeçari në Vaun e Dejës
24/09 11:13
Një konflikt për motive banale mes dy vëllezërve mund të kishte pasur një fund tragjik.
Policia e Matit raporton se një 44-vjeçar ka goditur me mjete të forta të vëllanë pasi është konfliktuar për një grumbull gurësh. Ndërhyrja në kohë e policisë parandaloi përshkallëzimin e situatës duke arrestuar në flagrancë autorin e kësaj ngjarje, Romeo Lika.
Ndërsa i vëllai i tij, 55-vjeçari F.Lika, pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Burrelit është dërguar për ndihmë më të specializuar në spitalin e Traumës , Tiranë.
Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
Top Channel