Peshëngritja para botërorit, trajneri Kovaçi: Jemi rrumpallë!

17/03/2018 15:53

Peshngritësit e kombëtares shqiptare po përgatiten për kampionatin europian që do të zhvillohet në fundin e muajit mars në Rumani. Në këtë grumbullim i emëruar trajner i kombëtares Zef Kovaci, thekson se sportistët kryesorë, pretendent të aktivitetit jo vetëm që nuk stërviten prej tij, por as në të njëjtin vend.

“Jemi grumbulluar këtu ku duhet të ishin të gjithë sportistët, por në fakt këtu janë disa të tjerë sepse Godelli, Çalja dhe të tjerët stërviten në vende të tjera. Nuk e kuptoj kur kemi një palestër shumë të mirë në Tiranë përse na kanë sjell në Durrës, ku duhet të vijmë e bëjmë stërvitje në Tiranë e më pas të kthehemi prapë këtu. Mund të them se vazhdon që kjo situatë të jetë një rrumpallë”, tha Zef Kovaçi.

Pavarësisht gjithçkaje për Kovacin, sportistët shqiptarë do të jenë pretendentët kryesorë për medalje në këtë europian, nisur edhe nga mungesa e rivalëve si sportistët rusë, rumunë apo polakë, të cilët nuk marrin pjesë për shkak të dopingut. Gjithësesi, për të kjo nuk duhet të mjaftojë, sepse ky brez i peshngritjes shqiptare rrezikon të jenë të fundit.

“Këta janë djem heroikë, nuk mund të parashikoj shumë gjatë, por është e sigurtë se pas këtyre nuk ka më sportistë të tillë. Të paktën për 7-8 vite peshngritja do të jetë bosh”.

Gjithësesi, sa i përket rezultateve, Erkand Qerimaj shprehet optimist për të përsëritur ato të Euopianit të fundit, ku mori medalje në një stil dhe në dygarësh.

“Synimi do të jetë që të arrij rezultatet e mija më të mira që bëj në stërvitje dhe nëse arrij ato dihet më pas se çfarë mund të marr”, tha Erkand Qerimaj.

Një ditë më parë në këtë grumbullim ka mbërritur për herë të dytë kontrolli antidoping i federatës botërore, në këtë kontroll ka qenë e pranishme edhe Romela Begaj pavarësisht pezullimit.

Top Channel