Bujar Lika është njëri prej 4 emrave që përbënin risi në listën e shpallur këtë të premte nga trajneri Christian Panucci, për ndeshjen miqësore të 26 marsit ndaj Norvegjisë.
Por kush është Bujar Lika? Ai është lindur më 11 gusht të vitit 1992 në Zvicër nga prindër shqiptarë të Kosovës. 25-vjeçari është një lojtar “polivalent”, duke luajtur si mesfushor i djathtë, por edhe si mbrojtës i të njëjtit krah.
Këmbën e preferuar ka të djathtën dhe është 1 metër e 77 cm i gjatë dhe është bashkuar me zviceranët e Grasshoppersit në janar të këtij viti nga Schaffhausen, me një kontratë 6-mujore, me opsion për një tjetër vit.
Lika është rritur në akademinë e të rinjve të Luzernës, kaloi në vitin 2013 të Wohleni, ndërsa në vitin 2017 provoi një tjetër eksperiencë me Schaffhausenin, përpara se të kalonte te Grasshoppers.
Top Channel