Kosovë, debat për aktivistin e vrarë, konfrontohen deputetët e PDK dhe VV

16/03/2018 21:10

Interpelanca per ish aktivistin e Lëvizjes “Vetëvendosje” Astrit Dehari, i cili humbi jetën në qendrën e paraburgimit në Prizren rrezikoi të degjeneronte në dhunë në Kuvendin e Kosovës.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje u konfrontuan me kolegët e PDK-së pas një seance të dominuar nga tensionet e shkëmbimet e akuzave.

Situata u përshkallëzua në momentin kur do të fliste ish-ministrja e Drejtësisë dhe ministrja aktuale e Integrimeve Europiane Dhurata Hoxha. Deputetët e Vetëvendosjes bashkë me të larguarit që krijuan një grup të ri parlamentar protestuan kundër fjalës së saj, duke i rënë tavolinave e duke e quajtur atë një kriminele.

Albin Kurti kërkoi shkarkimin e saj nga posti i ministres së Integrimeve Europiane. Brenda pak minutash salla u përfshi nga kaosi me përplasjen e deputetëve të Vetëvendosjes dhe atyre të PDK-së.

Mediat vendase raportojnë se deputeti i Vetëvendosjes Liburn Aliu e nisi i pari sherrin, pasi Hoxha akuzoi partinë se po përkrahte politikat ruse.

Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili hyri në mes të deputetëve që po konfliktoheshin për të penguar përleshjen e tyre tha se seanca për Astrit Deharin nuk e meritonte një epilog të tillë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA