Ndërron jetë fizikani i famshëm Stephen Hawking

14/03/2018 08:20

Fizikani i njohur Stephen Hawking është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare. Ai dha shpirt paqësisht në gjumë në shtëpinë e tij në Kembrixh në orët e para të së mërkurës.

Britaniku i njohur për punën e tij me vrimat e zeza dhe relativitetin është edhe autor i shumë librave shkencorë, përfshirë “Një histori e shkurtër e kohës”. Në moshën 22-vjeçare, Hawking-ut iu dhanë vetëm disa vite jetë, pasi u diagnostifikua me një formë të rallë të sëmundjes së neuroneve motorike.

Sëmundja e la atë në një karrige me rrota dhe i pamundësoi të folurën, çka ai e realizonte përmes një sintetizuesi të zërit. Në një deklaratë për mediat, fëmijët e tij, Lucy, Robert dhe Tim, thanë: “Ne jemi thellësisht të trishtuar që babai ynë i dashur nuk është më mes nesh… Ai ishte një shkencëtar i madh dhe një njeri i jashtëzakonshëm, puna dhe trashëgimia e të cilit do të jetojnë për shumë e shumë vite”.

Një libër ngushëllimesh do të hapet në kolegjin Caius në Kembrixh, ku profesor Hawking kishte studiuar.

Ai ishte i pari që hodhi teorinë e kosmologjisë si një union i mekanikës kuantike dhe asaj të relativitetit. Ai po ashtu shpalosi teorinë e tij për vrimat e zeza. Përmes punës së tij me matematikanin Sir Roger Penrose, ai ka dëshmuar se teoria e relativitetit e Ainshtajnit nënkupton se hapësira dhe koha do ta kishin fillimin tek shpërthimi i madh (Big Bang) dhe fundin, në vrimat e zeza.

FOTO GALERI
12/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA