Vizita e Ndihmës/Sekretarit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike në Prishtinë u interpretua nga mediat në Beograd si sinjali i një “pakoje” të re të Uashingtonit sa i takon dialogut mes Kosovës e Serbisë.
Një pjesë e mediave serbe shkuan deri aty sa të deklarojnë se Wess Mitchell do të propozonte edhe shkëmbime territoresh mes dy vendeve.
Por, vetë Mitchell, që mbërriti këtë të hënë në Kosovë e përjashtoi këtë dhe i quajti spekulime këto lajme.
“Jam njohur me këtë spekulim gjatë rrugëtimit tim këtu. Mund t’ju them se nuk kam ardhur këtu të shpalos ndonjë plan të veçantë, por që të jap përkrahjen për një të ardhme të përbashkët drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian”, tha ai.
Wess Mitchell thotë se SHBA vazhdon të përkrahë procesin e dialogut në Bruksel dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovë.
Top Channel