Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës Shkollat fillore, ato të mesme dhe universitetet publike në Kosovë nisën një grevë njëditore për të ushtruar në këtë mënyrë presion mbi qeverinë, me qëllimin të miratojë ligjin për njohjen e statusit të punonjësve të Arsimit që kanë punuar gjatë viteve ’90, në atë që njihej si sistem paralel i Arsimit në Kosovë.
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj tha se, nëse kërkesat e tyre nuk realizohen deri më 13 prill, atëherë greva do të rifillojë me afat të pacaktuar.
“I kemi dhënë mjaft kohë qeverisë, siç e dini, nga 12 marsi e deri më 13 prill që të reagojë për të pasur ligjin për vitet ’90, për të pasur ligjin për paga ashtu siç e meritojmë, që kontrata të implementohet pa gjyqe dhe që ligji i punës të shkojë ashtu siç kemi kërkuar ne, për pjesën që i takon arsimit”, tha Rrahman Jasharaj, kryetar i Sindikatës së Arsimit.
Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini u bëri thirrje nga ana e tij institucioneve, që të realizojnë të drejtat e punonjësve, të cilët në vitet ’90 punuan në arsim pa u paguar.
“Ne kemi kërkuar minimalen e asaj që na takon. Prandaj do të kisha apeluar te Ministria e Financave të fillojë të hulumtojë dhe të gjejë buxhetin për realizimin e kërkesave që i kemi drejtuar ne”, tha Avni Ajdini.
Përmes një deklarate për shtyp, Ministria e Financave ka sqaruar se i mbështet kërkesat e mësimdhënësve, por sipas saj, ata duhet të presin dhe të respektojnë procedurat ligjore, ashtu siç përcaktohet në ligjin për buxhetin e vitit 2018.
Top Channel