Rëndohet bilanci i viktimave, shkon në gjashtë numri i të vdekurve nga të shtënat në një qendër për të rinj në Gjermani Donald Trump po thyen rekordet, por jo për mirë. Më shumë se një në tre punonjës të stafit të tij e kanë lënë Shtëpinë e Bardhë gjatë vitit të parë në detyrë të miliarderit amerikan, një ritëm ky që eklipson nivelin e largimeve në radhët e punonjësve të 5 presidencave të mëparshme.
Dorëheqjet apo shkarkimet në Shtëpinë e Bardhë të Trumpit janë dy herë më të mëdha sesa ato të George Bushit në vitin e parë të punës dhe trefishi i të ikurve prej Barack Obamës brenda të njëjtit hark kohor. Dhe nuk flitet për largime dosido. Presidentin e kanë braktisur një numër i madh zyrtarësh të nivelit të lartë. Obamës nuk iu largua veçse një këshilltar gjatë vitit të tij të parë në Zyrën Ovale, ndërsa George Bushi nuk u përball me largime të këtij niveli.
Po përse ndodh kjo? Sipas teorisë së politologes Katherine Dunn Tenpas, Presidenti u mbështet shumë tek lidhjet e tij në sektorin privat dhe ngurroi të punësonte ata që e kundërshtuan gjatë fushatës. Po kështu, mungesa e përvojës së mëparshme të Shtëpisë së Bardhë mes radhëve të stafit të lartë ishte fare e qartë. Vetë karakteristikat rebele të fushatës së Trumpit dhe numri i vogël i bashkëpunëtorëve gjatë asaj kohe e limituan afrimin e aplikantëve me eksperiencë.
U krijuan mundësi të reja për shumë individë që nuk kishin punuar më parë në Shtëpinë e Bardhë, thotë Dunn Tenpas dhe pikërisht mungesa e përvojës mund të ketë çuar drejt një performance të dobët e për rrjedhojë, edhe një valë të tillë largimesh. Pastaj, është dhe vetë Trumpi një person që i reziston përpjekjeve për ta drejtuar dhe që atëherë kur shkon puna keq, kërkon menjëherë një “dash kurbani”, thekson CNN, i cili krijon në këtë mënyrë një ambient pune që është shumë larg ideales.
Top Channel