Skandali në muzeun e Pragës, diamantët të rremë

08/03/2018 17:24

Diamante, safirë dhe shumë gurë të tjerë të çmuar që ruheshin në Muzeun Kombëtar të Çekisë në Pragë, vlera e të cilave llogaritet në miliona dollarë, rezultojnë të jenë false dhe imitime.

Një diamant 5 karatësh është zbuluar se ishte një copë qelqi e prerë, ndërsa një safir prej 19 karatësh ishte një imitim i lirë dhe gjysma e koleksionit të rubinëve të muzeut janë gurë sintetikë.

Nuk dihet se si falsifikimet kanë hyrë në posedimin e muzeut, dhe është e mundur që ato të mos ishin verifikuar siç duhet në kohën e blerjes. Por nuk përjashtohet as mundësia që ato të jenë ndërruar nga hajdutë të cilët kanë vjedhur gurët e çmuar.

Zbulimi është bërë gjatë inspektimit të 5000 gurëve të çmuar që ndodhen në Muze, të cilat supozohet se ruheshin në kushte të larta sigurie në kryeqytetin Çek.

Deri më tani janë verifikuar 400 gurë të çmuar, ndërsa ka rezultuar se një pjesë e madhe e tyre të jenë false, e nuk i afrohen aspak vlerës me të cilën janë blerë.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA