Prej vitesh tashmë, ata që banojnë në zonën e njohur si Komuna e Parisit në Tiranë përballen çdo mëngjes me trafik të rënduar, dhe një prej shkaqeve janë dhe parkimet e gabuara, kryesisht në orët e mëngjesit dhe drekës.

Pas shqetësimeve të banorëve të zonës, policia rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet sipas zonave problematike të evidentuara më herët.

Nga kontrollet e ushtruara në zonë janë ndëshkuar 83 drejtues automjetesh për parkim të gabuar, kryesisht në rrugë urbane dytësore dhe brenda komplekseve të banimit, duke u bërë pengesë serioze për qarkullimin normal të mjeteve të banorëve të zonës dhe mjeteve të emergjencave civile apo mjekësore, në rastet kur nevojitet ndërhyrja e tyre.

Policia Rrugore apelon për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe falënderon qytetarët që besojnë tek Policia dhe kontribuojnë për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA