Mish të freskët në hamburger, risia e McDonald për të mposhtur konkurrencën

07/03/2018 15:01

Në përpjekjen për të përmirësuar cilësinë e ushqimit, rrjeti i dyqaneve McDonalds ka filluar të ofrojë mish të freskët në hamburgerat e tij.

Paninet që do të përshijnë mishin e freskët do të shiten në shumicën e 14 mijë dyqaneve të rrjetit në SHBA nga fundi i qershorit.

Përfaqësuesit e McDonald në Britaninë e Madhe thonë se do të shohin se si do të pritet kjo risi në SHBA, e më pas do të konsiderojnë për ta shtrirë atë edhe në këtë vend.

Ideja e mishit të freskët është pjesë e ndryshimeve më të mëdha që po mendon të ndërmarrë McDonald, ndërsa konkurrentë të rinj, të tilla si Shake Shack, u bënë dominantë të tregut të ushqimeve të shpejta, duke përdorur përbërës të freskët për të dalluar veten nga të tjerët.

Kompania ka bërë ndryshime të vogla në çmime dhe ka pasuruar menynë, duke shtuar edhe përbërës të shëndetshëm. Hapi i radhës është mishi i freskët dhe kërkesat për një produkt të tillë McDonald po i teston prej një viti.

Deri më tani ai mund të gjendet në 3500 dyqane McDonalds në SHBA, përfshirë në Miami, Orlando dhe Nashville. Vazhdon gjithashtu shitja e hamburgerave ekzistues, ku përdoret mishi i ngrirë.

Top Channel