Russell Crowe pak ditë më parë në një postim në instagram ka zbuluar se më 7 prill do të organizojë një akand, ku do të nxjerrë rreth 200 sende personale për të paguar divorcin nga ish-bashkëshortja Danielle Spencer.

Në mënyrë ironike aktori australin e ka quajtur ankandin “The Art od Divorce” dhe do të administrohet nga kompania e ankandeve Sotheby’s Australia. Në mënyrë simbolike është menduar që ankandi të mbahet më 7 prill që përkon më ditëlindjen e tij, si edhe me datën e martesës në vitin 2003.

“Divorci është një mënyrë për të vlerësuar realisht gjërat më të rëndësishme të jetës dhe ato që nuk janë kaq të rëndësishme. Gjatë procesit pashë që kisha shumë objekte, gjëra që lidhen me karrierën, objekte koleksioni, etj. Dhe me frymën për të shkuar përpara mendova ta nis me këtë fazë, me një pjesë të koleksionit”, shkruan në komunikatën për shtyp aktori.

Objektet që do të dalin në ankand kapin një vlerë nga 2.7 deri 3.6 milionë dollarë dhe mes tyre janë relike kinematografike, kujtime sportive, piktura, ora dhe bizhu, si edhe një unazë më diamante me vlerë 100 mijë dollarë, të cilën ja dhuroi bashkëshortes për martesë. Në ankand pritet të përfundojë edhe armatura që Russell Crowe veshi në filmin Gladiator, veshja te filmi Robin Hood, etj.

FOTO GALERI
16/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA