Në prag të sezonit veror, Hita prezanton masat për përballimin e zjarreve dhe emergjencave: T’u shërbejmë qytetarëve në çdo situatë, duke rrezikuar edhe jetët tona 29/05 20:15
Rrëshqitja e tokës në fshatin Cerenec i Epërm në Bulqizë ka bllokuar rrugën duke lënë të izoluara 20 shtëpi.
Situata është përkeqësuar prej një muaji me rënien e shirave të dendur. Banorët kërkojnë ndihmë pasi ndihen të rrezikuar.
Sikur të mos mjaftonte dimri i ftohtë banorët thonë se jeta e tyre është vështirësuar dhe çdo ditë duhet më shumë kujdes kur ecin në rrugën e fshatit, sidomos në kohën që fëmijët duhet të shkojnë në shkollë.
Deri tani thirrjet e tyre për ndihmë tek autoritete nuk kanë dhënë asnjë rezultat.
Top Channel