Pasi priti presidentin e Komisionit Europian, Jean Claude-Juncker, por edhe përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, dhe Komisionerin e Zgjerimit, Johannes Hahn, këtë të mërkurë në Prishtinë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është nisur për në Sofje të Bullgarisë.

Me ftesë të kryeministrit bullgar, Boyko Borisov, kreu i shtetit të Kosovës do të marrë pjesë në takimin e udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve më të lartë europianë në kryeqytetin bullgar.

Sipas njoftimit të Presidencës së Kosovës, gjatë qëndrimit në Bullgari, Thaçi do të marrë pjesë në takimin e përbashkët të krerëve të Ballkanit Perëndimor me drejtuesit europianë, nën drejtimin e kryeministrit bullgar Borisov.

Presidenti kosovar do të zhvillojë takime dypalëshe me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e BE-së, Juncker-Mogherini-Hahn, ku do të diskutohet lidhur me perspektivën europiane të rajonit pas publikimit të strategjisë së BE-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA