Zgjerimi i Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor ka tërhequr edhe vëmendjen e Kombeve të Bashkuara, të cilat vlerësojnë se, pas të gjitha krizave të bllokut – financiare, politike dhe gjeopolitike, – është e rëndësishme që Brukseli të demostrojë vazhdimësi me shtrirjen.

Bashkimi Europian është duke i dhënë një hov të ri zgjerimit në drejtim të Ballkanit Perëndimor, me Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Kosovën, Maqedoninë, Serbinë e Malin e Zi.

“Vendet e Ballkanit janë duke dialoguar me Bashkimin Europian, e ky është një diskutim në të cilin ne nuk jemi të përfshirë”, thotë zëdhënësi i OKB-së, Stéphane Dujarriç, i cituar nga “Deutsche Welle”.

Ky është një zhvillim politik që është nxitur nga Bullgaria, e cila mban Presidencën e radhës në BE. Bullgarët donin që bisedimet e pranimit të nisnin me Shqipërinë. Por BE-ja ka shpallur si vende kryesore kandidate Serbinë dhe Malin e Zi, të cilave u është hapur një perspektivë pranimi në vitin 2025.

Blloku e sheh vitin 2019, si vitin vendimtar për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe është i vendosur të mos importojë konflikte kufitare nga rajoni. Viti 2019 pritet të jetë koha kur Shqipëria, Maqedonia dhe Bosnje-Hercegovina do të mund të marrin statusin e plotë të vendit kandidat për pranim.

Top Channel