Departamenti i antidroges së Kosturit në Greqi ka sekuestruar sasinë prej 104 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa gjatë një operacioni të zhvilluar në orët e para të mëngjesit të së martës në aksin që lidh Kapshticën me Kozanin.

Sipas policisë greke, autoritet kishin informacion në rrugë operative se një sasi droge do të dërgohej drejt Athinës, prej një organizate trafiku, e cila drejtohej nga shtetas shqiptarë.

Gjatë operacionit u ndalua edhe transportuesi i lëndës narkotike, një shtetas shqiptar 26 vjeç, si dhe u sekuestruan edhe automjeti i përdorur për trafikimin e lëndës narkotike.

Policia greke ka shpallur në kërkim edhe dy shtetas të tjerë shqiptarë, ndërkohë që vazhdon puna për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë trafik.

26-vjeçari u dërgua paraditen e së martës për masë sigurie në gjykatë, e cila vendosi ta lerë në burg deri në përfundimin e hetimeve.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA