Kantautorit britanik Ed Sheeran është shpallur si artisti me më shumë shitje për vitin 2017, sukses ky që i detyrohet albumit “Divide” dhe hiteve “Shape of You” dhe “Perfect”.
Federata ndërkombëtare e industrisë fotografike tha se “Divide” i publikuar në mars të 2017 ka shënuar rekord shitjesh në 36 vende.
Balada e muzikës pop “Shape of You” u kthye gjithashtu në singellin më të shitur në rang global për vitin 2017 dhe është certifikuar si “multi platinium” në 32 vende. Sipas federatës është hera e parë që një artist ka edhe albumin edhe këngën më të shitur të vitit.
Këngëtari me flokët e kuqe dhe natyrën e ndrojtur gëzoi adhuruesit e tij muajin e kaluar pasi njoftoi fejesën me shoqen e fëmijërisë Cherry Seaborn, të cilën e njeh prej moshës 11-vjeçare. “More Life” i reperit kanadez “Drake”, shpallet si albumi i dytë më i shitur i vitit në vitin 2017-të, ndërsa Reputation i Tailor Swift në vend të tretë.
Top Channel