Reshjet e borës nisën në disa pjesë të Kosovës të shtunën mbrëma, e kanë vazhduar edhe gjatë paradites së sotme.

Temperaturat e ulëta dhe termometri nën zero kanë sjellë shqetësime për qarkullimin e qytetarëve nëpër rrugë, por në autostradën Ferizaj-Prishtinë, gjendja dukej më e mirë se në zona të tjera, falë përpikmërisë me të cilën është kryer pastrimi i rrugës.

Ministria kosovare e Infrastrukturës njoftoi se të gjitha rrugët janë të hapura dhe se po punohet për t’i mbajtur ato sa më pastër.

Moti i keq ka prekur edhe Maqedoninë, ku reshjet më të dendura të dëborës, sipas shtypit vendas kanë prekur Mavrovën. Trashësia e borës atje thuhet të ketë mbërritur në 78 centimetra, ndërsa termometri ka shënuar minus 11 gradë Celsius.

Meteorologët vendas thonë se ditët më të ftohta atje do të jenë e mërkura dhe e enjtja, ndërsa e premtja shënon rritje.

Stuhia e dëborës që goditi rajonin e Kërçovës shkaktoi një defekt në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, i cili bëri që shumica e fshatrave përreth të mbeteshin pa energji elektrike për 12 orë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA