Raporti i Shpejtim Bulliqit për kufirin me Malin e Zi është kthyer në “mollën e sherrit” mes AAK-së dhe LDK-së në Kuvendin e Kosovës.
Kryeministri Haradinaj kërkon që të miratohet raporti i komisionit të ngritur, por për LDK raporti i Shpejtim Bulliqit nuk mund të marrë fuqi në Kuvendin e Kosovës.
“Ka dy vjet e gjysmë që jemi të ndamë si vend për një temë që ka të bëjë me kufirin me Malin e Zi, me të cilët kemi pas të kalume edhe tragjike edhe korrekte. Pas një pune intensive, kemi mbërritur me një material para juve e ky material është kështu. E para, ligji që ka ardhur te ju e ratifikon Marrëveshjen e 26 gushtit 2015. Qeveria ka formuar një komision, pse po ju pengojnë të gjeturat e atij komisioni. Ju jeni kundër. Marre t’ju vij. Ky raport po ju dhemb. Ku po ju dhemb, a e keni problem?”, tha Haradinaj.
Top Channel