Një seri fotografish magjepsëse nga një prej femrave pionere në fotografi tregojnë Nju Jorkun në një gjendje ndryshimi në vitet ’30.

Fotografja Berenice Abbott propozoi “Ndryshimin e Nju Jorkut”, projektin e saj të madh, për ta dokumentuar në Projektin e Artit Federal (FAP) në vitin 1935. FAP ishte një program qeveritar i epokës së Depresionit për artistët dhe punëtorët e papunë në fusha të ngjashme si reklamimi, dizajni grafik, ilustrimi, fotografimi dhe publikimi.

Në vend që të përqendroheshin në pamjet portreti, Abbott kapte skutat, dyqanet, udhëtarët dhe zonat e brendshme të qytetit të madh.

Qëllimi i saj ishte të fotografonte materialin urban, kulturën dhe mjedisin e ndërtuar të Nju Jorkut, duke dokumentuar të vjetrën para se të ishte shkatërruar dhe duke regjistruar ndërtime të reja.

FOTO GALERI
17/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA