Kujtimet e Giuseppe Bergomit: Te Interi për…dialektin. Më mungon Bearzot….
Është folur shumë, por deri tani nuk ka pasur asgjë konkrete për një kalim të mundshëm të ylli të Juventusit Dybala te Barcelona.
Së fundmi është revista e përjavshme “Chi”, ka zbuluar se sulmuesi argjentinas nuk ka zgjatur marrëveshjen me pronarët e vilës së tij luksoze në Torino, pasi dëshiron të ndryshojë ambient në përfundim të kampionatit.
Por cili do të jetë destinacioni i ri i 24-vjerçarit? Po sipas “Chi”, argjentinasi do t’i bashkohet bashkëkombësit të tij, Lionel Messi, te Barcelona.
Dybala e nisi mirë sezonin, por me kalimin e javëve rendimenti i tij pati një rënie drastike, aq sa Allegri ishte i detyruar ta ulte shpeshherë në stol. Për ta komplikuar edhe më shumë situatën e tij, pësoi edhe disa dëmtime që nuk e lejuan të stërvitej në vazhdimësi. Momentalisht është në infermieri për arsye dëmtimi, por sikurse informon “Chi” vitin e ardhshëm mund ta shohim me fanellën “blaugrana”.
Top Channel