Po shtohen nga dita në ditë, njerëzit në poste drejtuese te Chelsea që e shohin tashmë të ardhmen e klubit larg trajnerit italian Antonio Conte.
Italiani asnjëherë i pakënaqur këtë sezon te blutë e Londrës as nga merkatoja, as nga rezultatet dhe as nga zinxhiri komandues i skuadrës, ka lënë të kuptohet se do të gjejë vend diku tjetër, larg kampionëve të Anglisë.
Por Conte nuk po e bën vetë hapin i pari duke u larguar, dhe gjithnjë e më tepër sipas mediave ishullore kanë nisur kontaktet për të gjetur zëvendësuesin. ish trajneri i kombëtares italiane dhe Juventusit, e sheh veten 19 pikë pas Manchester City kryesues, por sidoqoftë, nëse blutë e Londrës vendosin ta shkarkojnë, do ët duhet të marrin përsipër edhe barrën financiare.
Antonio Conte ka ende 3 vjet të mbetur në kontratën me Chelsea, e cila i garanton 8.7 milionë Paund në sezon në “Stamford Bridge”. Largimi i tij i detyruar nuk do të jetë diçka e lehtë edhe për një miliarder si pronari rus Roman Abramovic. Shkarkimi i trajnerit do të kushtojë 27 milionë Paund, por nëse gjendet një rrugë e mesme me agjentin e trajnerit, ai mund të pranojë shkëputjen me konsensus, për të vijuar punën në një klub tjetër.
Me një merkato të varfër, krahasuar me ambiciet, Celsi ka aktualisht 37 lojtarë të huazuar në shumë klube të ndryshme, dhe kjo strategji së bashku me atë të blerjeve, po çon Konten drejt largimit.
Top Channel