Melissa Satta bëhet nostaligjike për vitet e hedhura pas krahëve. Aktive si gjithmonë në rrjetet sociale, ajo ka zgjedhur këtë herë mundësinë që të ofron Instagrami përmes “Stories”, për t’iu rikthyer edhe njëherë ndjekësve të saj disa prej fotove më pikante.
Bashkëshortja e ish-futbollistit të Milanit, Kevin-Prince Boateng, ka publikuar disa foto që janë shkrepur vite më parë, gjatë seteve të realizuara për projektet e ndryshme për të cilat ka ofruar linjat e saj “sexy”.
Albumi i hapur do të jetë aktiv vetëm për 24 orë, siç ndodh zakonisht me “Stories”.
Ndërkohë, përmes një video të publikuar po në rrjetet sociale, bukuroshja italiane Melissa Satta, e cila është njëkohësisht e ftuara e përhershme e emisionit “Tiki Taka” të ditëve të hëna, ajo zbulon edhe diçka që ndoshta nuk do t’iu pëlqejë tifozëve të Milanit.
Stërvitje në palestër për djegien e kalorive të tepërta, me “uniformë” zikaltër.
Top Channel