Napoli dhe Juventusi vazhdojnë prej thuajse dy muajsh në shkëmbimin e kryesimit në renditjen e Serie A, por këtë javë ndoshta diferenca mes tyre do të ndryshojë.
Për shkak të vështirësisë së kundërshtarëve, fitoret respektive nuk llogariten si diçka e lehtë. Skuadra jugore e drejtuar nga trajneri Sarri ka probleme me gjendjen fizike të lojtarëve.
Të shtunën në mbrëmje, në stadiumin “San Paolo”, futbollisti shqiptar Elseid Hysaj është kthyer në pikëpyetje të madhe. Anësori shkodran, i kthyer në pikë referimi në prapavijën e Napolit, mungoi në stërvitjen e fundit për shkak të temperaturës dhe gjendjes gripale. Zëvendësuesi ideal i shqiptarit është Christian Maggio, por për aktivizimin e Hysajt do të merret vendimi vetëm të shtunën.
Ndërkohë, për skuadrën jugore një tjetër shqetësim është edhe mbrojtësi spanjoll Raul Albiol, për shkak dëmtimi. Nuk priten të kenë probleme sulmuesit Callejon dhe Dries Mertens, që do të jenë me të gjitha gjasat në fushë të shtunën kundër Lacios. Napoli kryeson Serie A me një pikë më shumë sesa Juventusi.
Top Channel