Burri pranon fajin, gruaja e dhunon në mes të rrugës…
06/02/2018 10:25
Pamje të rënda janë kapur nga një person në Kinë, ku një grua dhunon bashkëshortin e saj me një shkop në mes të rrugës.
Mediat shkruajnë se gruaja e irrituar akuzon bashkëshortin e saj se e ka tradhtuar dhe se e ka mashtruar duke i shpenzuar paratë.
“Ke përdorur paratë e mia, duke më tradhtuar me një grua tjetër”, dëgjohet t’i thotë gruaja bashkëshortit të saj, ndërsa e godet vazhdimisht.
Burri duket se e ka pranuar fajin, duke qenë se nuk jep asnjë lloj reagimi dhe vuan goditjet e vazhdueshme me shkop në sy të kalimtarëve.
Top Channel