Qentë radioaktivë të Çernobilit

05/02/2018 17:05

Më 26 prill të vitit 1986 një avari në centralin bërthamor të Çernobilit do të shkaktonte atë që njihet si aksidenti më i madh nuklear i ndodhur ndonjëherë.

Shpërthimi i papritur vrau menjëherë 31 persona, kryesisht punonjës të centralit, ndërsa deri në vitin 2011, 15 është shifra zyrtare e vdekjeve të shkaktuara nga radioaktiviteti i lëshuar në mjedis.

Menjëherë pas shpërthimit reagimi i parë i autoriteteve ishte vendosja nën karantinë e zonës. Banorët në një rreze të gjerë u zhvendosën me shpejtësi dhe shumica e tyre vetëm me rrobat e trupit veshur.

Autoritetet sovjetike në atë kohë ndaluan tërheqjen e çdo gjëje të gjallë, përfshirë këtu edhe qentë shtëpiakë, të cilët çuditërisht mbijetuan dhe evoluuan duke formuar sot komunitetin e qenvë të Çernobilit.

Në kufijtë e zonës së ndaluar, një grup aktivistësh kanë ngritur një qendër veterinare për t’u ardhur në ndihmë këtyre qenve. Sipas tyre, janë me qindra qentë që kanë numëruar deri më tani. Pjesa më e madhe e tyre nuk jetojnë më shumë se 5 vjet për shkak të radiacionit të lartë në organizëm, por edhe vështirësive për të gjetur ushqim.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA