JLo vjen me një projekt të ri

03/02/2018 11:12

Vetëm dy muaj pas publikimit të këngës së saj “Amor, Amor, Amor”, këngëtarja bukuroshe Jennifer Lopez ka sjellë një tjetër projekt.

Bëhet fjala për këngën “US”, të cilën Jennyfer Lopez e solli në disa platforma, siç është iTunes, Spotify, Deezer, e të tjera. “US” është pjesë e albumit më të ri të Jennifer Lopez, ndërsa ka paralajmëruar edhe një duet me reperen Cardi B.

Njoftimin për publikimin e këngës së saj të re e ka bërë vetë JLo në rrjetin social Instagram, ku ka publikuar një pjesë të këngës më të re.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA