Qindra mijëra njerëz në Malajzi dhe Indi kanë festuar sot Festivalin Vjetor Thapusan, që përkujton ditën kur Perëndesha Pavarthi i dorëzoi djalit të saj, Zotit Murugan, një heshtë për të vrarë djajtë, sipas fesë hindu.

Por disa prej besimtarëve më të zjarrtë, i kanë çuar festimet e tyre në një nivel tjetër, teksa kanë shpuar fytyrën dhe lëkurën e tyre me shtiza.

Ndërkohë shumë adhurues të tjerë të Zotit Murugan kanë parakaluar me qypa të mbushur me qumësht në kokë gjatë ceremonisë së lutjeve të njohur si “kavadi”.

Miliona besimtarë të fesë hindu udhëtojnë nga vende të ndryshme të botës për të marrë pjesë në ceremonitë e Festivalit.

FOTO GALERI
19/21

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA