Pastore nuk vjen, Inter mban Brozoviç

31/01/2018 18:01

Javier Pastore nuk do të shkojë te Interi. Agjenti i mesfushorit argjentinas është rikthyer në Paris pa mundur të realizojë transferimin e shumëpërfolur.

Shuhet në këtë mënyrë endrra e tifozëve të Interit për të parë 28-vjeçarin me fanelën zikaltër, që ndër të tjera do t’i garantonte trajnerit Spalletti më shumë kualitet për pjesën sulmuese të lojës.

Nuk do të shkojë në Milano Pastore, ashtu sikundër nuk do të largohet nga Milano Brozoviç. Për kroatin është ndaluar tratativa me Sevlijen, duke i komunikuar zyrtarisht që do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës. Kur mbeten edhe pak orë nga mbyllja zyrtare e merkatos, Inter në bilancin e saj të lëvizjeve ka afruar në skuadër Lisandro Lopez dhe Rafinha, ndërsa është larguar në huazim Nagatomo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA