
Edhe pse gjithmonë janë përpjekur të sjellin në publik imazhin e familjes perfekte, duket se një prej martesave më të forta në jetën e showbizz-it po kalon ditë krize.
Bëhet fjalë për ish futbollistin David dhe ikonën e modës Victoria Beckham, të cilët sipas tabloidid “The Sun”, po kalojnë ditë të vështirë në martesën e tyre disa vjeçare.
Në këtë krizë të tyre duket se ka ndikuar vendimi i David për të pranuar ofertën e skuadrës së Real Madrid, çfarë do të bëjë që ai të kalojë shumë kohë larg familjes, gjë që Victorias duket se nuk i ka pëlqyer aspak, duke e konsideruar bashkëshortin e saj egoist.
Por ashtu siç është përfolur disa herë në media për kriza të mundshme mes çiftit duket se edhe kjo do të kalojë, pasi siç e kemi parë përherë Victoria dhe David vijojnë shumë të dashuruar me njëri tjetrin.
Top Channel